Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje pesë KZAZ-ve në qarkun e Tiranës që të rikthehen në detyrë, pasi kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha ka deklaruar se KZAZ-të duhet të rikthehen në vendet e tyre dhe të rifillojnë procesin e numërimit të votave. Bëhet fjalë për KZAZ-të 30, 31, 37, 40 dhe 42.

“KQZ kërkon nga KZAZ që të kthehen menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë procesin e numërimit dhe të nxjerrin tabelën e rezultateve deri në orën 22:00. Refuzimi përbën shkak për shkarkimin e tyre”,

ka thënë Drilona Hoxhaj. /

tvklan.al