Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se listat e kandidatëve për deputet dhe dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet brenda datës 29 prill.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj gjatë një deklarate për shtyp bëri më dije se ky do të jetë afati përfundimtar edhe pse përkon me ditën e shtunë. “

Data 29 prill është afati i fundit dhe nuk do të këtë më një datë tjetër. KQZ do të fillojë menjëherë me verifikimin e dokumentacionit dhe verifikimin e formularëve të dekriminalizmit”

tha Hoxhaj.

Kandidatët për deputet duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e dekriminalizmit, bashkë me dokumentacionin përkatës të kandidimit që depozitohet nga partitë politikë apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, gjithashtu duhet të jetë dhe jetëshkrimi i njohur ndryshe si CV, për secilin kandidat. Kjo risi do tu japë mundësi zgjedhësve  të njihen me kandidatët për deputet për të cilët do të votojnë për zgjedhjet. Formulari i dekriminalizmit dhe jetëshkrimi CV, duhet të jenë në formatin e shkruar dhe atë elektronik dhe do të publikohen në faqen zyrtarë të KQZ, për të qenë të aksesushëme për mediat, organizatat e shoqërisë civile, etj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju kujton subjekteve zgjedhore se listat e kandidatëve për deputet dhe dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet brenda datës 29 prill. Pavarësisht se kjo datë përkon me ditën e shtunë për KQZ kjo është një ditë punë dhe nuk do ketë më një datë tjerët. KQZ fillon menjëherë punë për verifikimin e dokumentacionit dhe formularëve të dekriminalizmit për ta përmbyllur procesin e regjistrimit të listave të kandidatëve për deputet brenda datës 5 maj./ 

tvklan.al