Formularët e vetëdeklarimit të ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të Bashkisë, që kanë pranuar se kanë patur probleme me drejtësinë në të shkuarën e tyre, do t’i dërgohen Prokurorisë për hetim të hollësishëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ra parimisht dakord për këtë çështje.

Vendimarrja për ta do t’i takojë mbledhjes së ardhshme.

Ndërsa këtë të premte, Komisioni votoi vetëm me 4 vota për t’i dhënë mandatin e Deputetit Edmond Leka, i cili do të zevendësojë Koço Kokëdhimën në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e KQZ debatuan nëse mandati i z.Leka duhet të jepej sot dhe më pas të vazhdonte verifikimi i të dhënave të formularit të vetëdeklarimit apo nëse duhej pritur përfundimi i verifikimit përpara se t’i jepej mandati i deputetit.

Tv Klan