Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota pro ndarjen e re të numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kështu Korçës, Beratit dhe Kukësit sipas kësaj ndarje u hiqet nga një mandat deputeti, të cilat kalojnë dy për qarkun e Tiranes dhe një për atë të Durrësit.

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’ia dërgohet për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Tv Klan