Vetëm me votat e 4 anëtarëve të mazhorancës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të ndërprerë mandatin kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, të cilët akuzoheshin se kanë fshehur dënime në formularin e dekrimanlizmit.

KQZ nuk ka ndërprerë as mandatin e 13 deputetëve dhe 6 kyretarëve të bashkive që kishin ndryshuar formularin e vetëdeklarimit jashtë afatit të përcaktuar.

Por, 3 përfaqësuesit e opozitës u larguan nga mbledhja me arsyetimin se KQZ barazoi Peçin dhe Zotkajn që akuzohen për shkelje të ligjit me ata që mund te kishin probleme proçeduriale.

Kreu i KQZ-së shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me prokurorinë, edhe pse e konsideroi tendencioze e politike nisjen e hetimit prej saj për procedurat e administrimit te formularëve të dekriminalizimit nga KQZ.

Tv Klan