Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se do të vendosë për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Gjatë një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha tha se:

Partia Demokratike do të duhej të kishte marrë vendimin të komisioneve  të zonave të administrimit zgjedhor siç njihet ndryshe KZAZ dhe të kishte caktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre. Shkaku që afati ligjor për ngritjen e zonave zgjedhore të administrimit zgjedhor nuk u arrit të respektohej nga komisioni qendror i zgjedhjeve është mospërmbushja e detyrimit ligjor nga PD për paraqitjen e propozimeve për anëtarë dhe sekretar të KZAZ-ve,dhe nga Partia Republikane për paraqitjen e propozimeve për anëtar të KZAZ- ve. Ky detyrim i parashikuar nga neni 28 pika 2 i kodit zgjedhor nuk u përmbush nga këto  dy subjekte zgjedhore madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë. Nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së afatit për shprehjen e interesit nga shtetas që kanë interes për t’u emëruar si anëtar apo sekretar të KZAZ-ve falënderon të gjithë qytetarët që ju përgjigjen ftesës publike për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor dhe kanë paraqitur kërkesë dhe dokumentacionin përkatës pran zyrave të komisionit qendror të zgjedhjeve po dhe zyrave rajonale zgjedhore. Ky angazhim qytetar, i cili u kërkua nga KQZ në përmbushje të detyrimeve ligjore që kodi zgjedhor urdhëron për çdo proces zgjedhor merr vlerë të shtuar në situatën në të cilën po kalojmë,pasi siguron vijimësinë e punës dhe realizimin e zgjedhjeve në datën 18 qershor. Pas dorëzimit nga drejtorët rajonal të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë zyrave rajonale zgjedhore dhe shqyrtimit të të gjithë kandidaturave komisioni qendror i zgjedhjeve në rastin më të parë me vendim do të emëroj anëtarët dhe sekretarët sipas rastit për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre, në përputhje të plot me përcaktimet e kodit zgjedhor. Në respekt të informimit të opinionit publik procedurat e përzgjedhjes dhe kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtar dhe sekretar të KZAZ~ve do të do të kryhen në transparencë të plot si kundër e gjithë veprimtaria dhe puna e komisionit zgjedhor të zgjedhjeve për organizimin dhe administrimin zgjedhor të procesit të datës 18 qershor 2017”./

tvklan.al