Me shtatë vota pro Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha Flamur Çelajt të LSI-së dhe Edmond Zejnos së  PDIU-së mandatin e deputetit.

Dy të zgjedhurit e rinj të Qarkut të Vlorës do të zënë në parlament vendet e ish- deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, mandati i të cilëve u ndërpre nga KQZ-ja së bashku me atë të ish-Kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se të tre këta funksionarë publikë kishin fshehur të dhënat e tyre personale në formularin e dekriminalizimit.

KQZ-ja e bëri zëvendësimin pas njoftimit të Kuvendit për vakancat e krijuara me ndërprerjen e mandatit të Selamit e Tahirit dhe sipas verifikimit paraprak të kryer nga KQZ-ja rezulton se dy deputetëve të rinj të qarkut të Vlorës nuk kanë problem me drejtësinë shqiptare.

Ndërkaq dy ish-deputetët Selami e Tahiri tashmë kanë nisur betejën ligjore në Kolegjin Zgjedhor edhe në Gjykatën Administrative. Ata kërkojnë shfuqizimin e aktit administrativ për deklarimin e mbarimit të mandatit të deputetit dhe pezullimin e vendimit të dhënë nga KQZ-ja deri në përfundim të gjykimit.

Ndërsa ish-Kryebashkiku I Kavajës, Elvis Rroshi pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Avokati i tij Theodhori Sollaku krahas vendimit të qeverisë për shkarkimin e rroshit do të kërkojë edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të dekriminalizimit si të papajtueshme me kushtetutën.

Tv Klan