Pas përfundimit të procesit të votimit në Dibër për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje, në total ka qenë 60 %.

“Komisioni Qendror i zgjedhjeve informon te dhënat e marra nga të gjithë qendrat e votimit, ku rezulton se pjesëmarrja në votime për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës ka qenë :

tabela

Sipas informacioneve të mbërritura nga Administrata e KQZ e cila ndodhet në KZAZ-në 19, në Dibër, ku do të bëhet edhe numërimi i votave, ka filluar dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor, dorëzim i cili po ecën me ritme të shpejta, ku nga mbyllja e Qendrave të Votimit deri tani, janë dorëzuar materialet e 101 QV-ve (numri ndryshon minut pas minuti), ku theksojmë se asnjë kuti e fletëve të votimit dhe e materialeve zgjedhore të dorëzuara në KZAZ nuk rezulton e parregullt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masat e duhura që të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja, të cilët do të numërojnë fletët e votimit. Trajnimi i numëruesve do të ketë ndikim në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.”/tvklan.al