CiviciRenditja e Shqipërisë si vendi me nivelin më të lartë të kredive të këqia në rajon rrezikon më shumë sektorin e ndërtimit dhe tregëtisë në vend.

Kështu shprehet eksperti i ekonomisë Adrian Civici i cili thotë se rreziqet e kredive të këqia ndjehen më shumë në sektorë të ekonomisë ku më i prekuri është ai i ndërtimit.

Sipas Civicit nëse kemi ritëm të dobët në dhënien e kredive të reja, atëherë edhe përqindja e kredive të këqia do të vazhdojë të rritet.

Ai këshillon qeverinë që të vlerësojë me seriozitet këtë çështje duke negociuar me institucionet kredidhënëse për t’i hapur rrugë ristrukturimit të kredive me probleme.

Banka Botërore bëri të ditur para pak ditësh se në tremujorin e dytë të vitit 2014, përqindja e huave të këqija në portofolet e bankave në Shqipëri, arriti në 23.9%, ose 670 milionë dollarë.

Nga 6.7% që ishte në 2008-tën, përqindja e kredive ka shënuar një rritje progresive.

Tv Klan