arben malajaKorporata Financiare Ndërkombëtare vuri në dukje në fundjavë se përqindja e kredive të këqija në Shqipëri është një nga më të lartat në rajon.

Sipas këtij organizmi të Bankës Botërore, në  tremujorin e dytë të vitit 2014, përqindja e huave të këqija në portofolet e bankave në Shqipëri arriti në 23.9%, ose 670 milionë dollare.

Nga 6.7%  që ishte në 2008 –tën, përqindja e kredive ka shënuar një rritje progresive.

Për Ekspertin e Ekonomisë Arben Malaj pasojat që vijnë nga kreditë e këqija  përfshijnë të gjitha institucionet dhe publikun. Ai thotë se nëse ky problem neglizhohet vendi mund të shkojë në krizë.

Ish –ministri i Financave, Malaj thotë se ndodhemi në pikun më të keq të përqindjes së kredive të këqija. Ai sugjeron shfrytëzimin e të gjitha mundësive për të vepruar, përfshirë edhe kontributin e qeverisë.

Korporata Financare Ndërkombëtare vlerëson se përqindja në rritje e kredive të këqija ka ndikuar negativisht në fitimet e bankave, kapitalizimet, si dhe në aftësinë dhe gadishmërinë e tyre për të dhënë hua të tjera, duke ulur kreditimin për ekonominë.

Tv Klan