money

Kreditë e këqija në tremujorin e parë të vitit 2015, mbeten në të njëjtin nivel me atë të tremujorit të fundit të 2014. Në raportin e Shoqatës Shqiptare të Bankave evidentohet se në Shkurt të këtij viti, kredia me probleme shënoi një rënie të lehtë meë 0.3%. Por  në fund të Marsit, niveli u rrit sërish në 22.8%.

Shqetësimin për nivelin e lartë të kredive të këqija e ka shprehur së fundmi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, i cili lajmëroi ngritjen e një grupi ndërministror për trajtimin e tyre.

Me ritme shumë të ngadalta ka ecur edhe kredimi i ekonomisë. Shoqata e Bankave vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti, financimi i biznesit shënoi një rritje me vetëm 0.4% .

Sipas raportit, performanca e dobët e rritjes së kredisë lidhet kryesisht me kerkesën e dobët nga sektorit privat, por edhe nga kriteret shtrënguese të vendosura nga vetë bankat.

Lidhur me kursimet në banka, raporti thotë se depozitat kanë shënuar rritje të lehtë me 0.7 % krahasuar me tremujorin e fundit të 2014. Gjatë kësaj periudhe, bizneset  dhe institucionet kanë depozituar më pak para, duke shënuar një rënie me 1.8%, ndërsa individët kanë depozituar 1.1% më shumë para.

Shoqata e Bankave thotë se sistemi bankar shqiptar vazhdon të mbetet likuid dhe i qëndrueshëm.

Tv Klan