Totali i kredisë në ekonomi shënoi ulje me afro 1 miliardë lekë në muajin Shtator të këtij viti, krahasuar me muajin Gusht.

Rikthimi i kësaj rënie me baze mujore, vjen pas rritje së lehtë që njohu kreditimi në ekonomi në muajin Gusht.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në Shtator, kredia e dhënë për bizneset dhe individët zbriti në afro 549.2 miliardë lekë nga 550.2 miliardë që ishte në muajin paraardhës.

Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, huaja e dhënë në total në ekonomi, ka njohur rritje me vetëm 2.9 mld lekë.

Në shifrat e zyrtarizuara nga Banka Qendrore vërehet se ndikimin më të madh në rënien e kredisë e ka rënia e huasë së dhënë ndaj bizneseve. Ajo ka shënuar rënie si krahasuar me Gushtin, por edhe krahasuar me një vit më parë. Për bizneset është dhënë afro 11 mld lekë më pak hua në Shtator.

Përsa i përket kreditimit të individëve, ajo ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar më Gushtin.

Tv Klan