krem avokado me salmon

Përbërësit:

1 avokado

2 lugë panna

1 limon

salmon të tymosur

qepë (erëz)

kripë dhe piper

Përgatitja: 

Presim në gjysmë avokadon, e qërojmë dhe i heqim bërthamën. E presim me copa të vogla dhe e vendosim në mikser. Shtojmë lëngun e limonit, si dhe panën. Nëse dëshironi mund të ruani disa copa avokado për zbukurim.

Kremin e përgatitur në mikser e hedhim në një tas, shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës dhe e lemë mënjanë për rreth 10 minuta.

E ndajmë kremin e avokados në pjatat ku do ta servirim, shtojmë salmonin, disa copa avokado, si dhe qepën erzë. /tvklan.al