Samiti i Sarajevës ka mbledhur bashkë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në familjen europiane.

Kryetarët e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë e Serbisë diskutuan për të koordinuar projektet e përbashkëta në ekonomi, transport, energji, infrastrukturë.

Në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit u dakordësuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e një tregu të përbashkët, që përfshin qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, lëvizjen e lirshme të forcës së kualifikuar të punës dhe një hapësirë dinamike investimesh.

Një tjetër propoozim i dakordësuar nga të gjithë përfaqësuesit ishte dhe ai për fillimin e punës për një qasje të përbashkët të bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet nismave të ndryshme që do të prezantohen në Samitin e Triestes, të cilat do mbështeten dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal  i Komisionit Europian.

Samiti i Sarajevës do të mbahet në Korrik në Trieste si vazhdimësi e procesit të Berlinit.

Tv Klan