FBI deklaron se nuk ka prova që të mbështesin deklaratën e Donald Trump se është përgjuar nga Barack Obama.

Drejtori i FBI, James Comey tha këtë të hënë se as Departamenti i Drejtësisë, as agjencia e tij nuk ka të dhëna që mbështesin pretendimet e Presidentit Donald Trump, se zyrat e tij qendrore të Trump Tower janë përgjuar gjatë fushatës elektorale të 2016 –ës.

Me gjithë respektin për postimet në Twitter të Presidentit, për pretendimet se është përgjuar nga administrata e mëparshme, më duhet të them se nuk kam informacion që mbështesin këto pretendime”

, tha Comey.

Kreu i Byrosë Federale të Hetimit sqaroi më tej se kishte patur një kontroll të imtësishëm brenda FBI.

“Dhe kemi parë me vëmendje brenda FBI. Departamenti i Drejtësisë më kërkoi që të ndaja me ju se përgjigja është e njëjtë edhe nga ky Departament dhe të gjitha strukturat e tij: Depratamenti nuk ka informacione që të mbështesin tweet –et”,

tha Comey.

Trump shkaktoi jo pak reagime në fillim të muajit Mars kur shkruajti në Twitter, pa dhënë prova, se administrata e Presidentit Barack Obama kishte përgjuar Trump Tower në New York.

Comey i bëri deklaratat përpara Komitetit të Inteligjencës të Senatit Amerikan. Ai tha se Depratamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar gjithashtu që të ndante me këtë Komitet përfundimet e tyre. Departmenti i Drejtësisë kontrollon FBI –në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Kreu i FBI konfirmoi gjithashtu se Byroja po heton lidhje të mundshme të koordinuara mes Rusisë dhe persona pranë Presidentit Donald Trump, si pjesë e një hetimi për ndërhyrje të mundshme nga ana e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. /tvklan.al