Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, në një prononcim për mediat tha se do të merren masa të rrepta për të gjithë ata që përdonin telefonin kur janë duke drejtuar automjetin.

Tola tha se në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, numri i kontrolleve në rrugë do të jenë të shtuara.

 “

Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve”

, tha Tola me gazetarët.