Një krijesë e çuditshme që duket si gjarpër me dy koka po lë pa fjalë përdoruesit në internet. Ai u zbulua nga 46 – vjeçarja Lujas Eroles, në kopshtin e shtëpisë së saj në Spanjë.

Është rreth 10 centimetra i gjatë me lëkurë gjarpëri e sy të mëdhenj.

“Ula kokën poshtë dhe vura re këtë kafshë të çuditshme. Më kapi frika vetëm nga ideja që mund të ishte helmues”

, tha gruaja, e cila shpjegoi gjithashtu se nuk kishte parë kurrë më parë një gjë të tillë.

Sipas saj, krijesa dukej fiks si gjarpër dhe sytë i kishte tejet të çuditshëm.

“Të gjithë menduan se ishte një kafshë mutante, ndaj dhe e filmuan dhe e postuam në internet që të merrnim opinionin e njerëzve të tjerë”,

tha 46 – vjeçarja.

Dhe në fakt ajo mori përgjigje, pasi rezultoi se bëhej fjalë për një lloj krimi./tvklan.al