Shkencëtarët kanë krijuar një antitrup që sipas tyre sulmon 99% llojet e virusit HIV dhe ndalon infektimin e qelizave të tjera.

Sipas tyre, antitrupi është krijuar në atë formë që të sulmojë tre pjesë të rëndësishme të virusit, duke e bërë kështu që ta ketë të vështirë t’i rezistojë këtyre efekteve.

Ky zbulim u arrit pas një bashkëpunimi midis Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA dhe kompanisë farmaceutike “Sanofi.” Testimet në qeniet njerëzore do të nisin në 2018-n për të parë nëse mund të parandalojnë ose shërojnë infeksionin. Trupi ynë e ka të vështirë të luftojë kundër HIV për shkak të aftësisë që ka virusi për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar formë.

Por vite pas infektimit vetëm një numër i vogël pacientësh arrijnë të zhvillojnë antitrupa në sistemin imunitar për të luftuar qelizat e HIV. Kërkuesit janë munduar që të përdorin pikërisht këto kundërtrupa në mënyrë që të shërojnë pacientët nga virusi HIV.

/tvklan.al