Një shkencëtare arrin të prodhojë parfum me aromën e trupit. Falë një përzierje mes kimisë dhe teknologjisë, një kërkuese e laboratorëve MIT në SHBA ka propozuar protokollin për krijimin e fantazisë dhe dëshirës fantastiko-shkencore.

Ajo shpjegon se ka punuar shumë për të arritur këtë gjë, dhe është mjaft interesante si ka mbërritur në rezultatin e dëshiruar. Një pjesë e procesit konsiston në nxjerrjen e molekulave nga veshjet e njerëzve dhe fiksimin e tyre në një solvent, i cili kalon disa procese distilimi. Sipas autores, është mjaft interesant fakti se si perceptohen aromat tona kur janë të ndara nga trupi ynë.

Deri më sot ajo ka realizuar disa parfume me këtë metodë, duke u limituar tek anëtarët e familjes së saj dhe kolegët që e ndihmuan në këtë arritje. Kërkuesja shkencore thotë se arsyeja e realizimit dhe besimit në këtë projekt është pikërisht mbyllja dhe ruajtja e aromës së dikujt në një lloj kapsule të kohës, që do t’i rezistojë kësaj të fundit duke dhuruar një eksperiencë shumë të fortë.

Klan Plus