Nga sot, në Qafshtamë do të ketë një park me emrin e Nënë Terezës.

500 të rinj të arsimit profesional së bashku me Ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi kanë mbjellë 5 mijë pemët e para të këtij parku.

Nisma është marrë në kuadër të ditës së lumturimit të Nënë Terezës.

Mbjellja e pemëve do të jetë e vazhdueshme nga ana e të rinjve të shkollave profesionale, deri në krijimin e një pylli me emrin e shenjtores.

Tv Klan