Policia-Fier

Xhelozia në çift duket se është bërë shkak për një krim të dyfishtë në fshatin Dom Gjon në Fan të Mirditës. Një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka varur veten pak metra larg stanit ku kishin shkruar për të bërë disa mbjellje të stinës.

Viktimat janë Mark dhe Gjylestina Biba, 47 dhe 46 vjeç. Çifti i bashkëshortëve jetonte prej vitesh në sektotin Rinia Durrës dhe një ditë më parë kishin udhëtuar me një motoçikletë drejt fshatit Dom Gjon të Mirditës.

Banorë të zonës kanë parë fillimisht trupin e pajetë të 47-vjeçarit të varur në një pemë dhe më pas kanë gjetur të vrarë 46-vjecaren. Ajo dyshohet se është qëlluar me thikë në qafë nga bashkëshorti, i cili mësohet se ka lënë dhe një letër ku shpjegon arsyet e krimit të dyfishtë. Në letrën e shkruar me gabime të shumta thuhet se ai që ngre krye nuk mund të falet, ndërsa fëmijëve u kërkohet të jetojnë të qetë. Krimi I dyfishtë dyshohet se ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, sipas konkluzioneve që ka arritur ekspertiza mjeko-ligjore.

Tv Klan