Një 27 – vjeçare është arrestuar në Brazil pasi akuzohet se ka vrarë një grua shtatzënë dhe më pas i ka nxjerrë fëmijën nga barku.

Suelen Coimbra do Carmo, dyshohet se e mashtroi 22 – vjeçaren Naiara Silva Costa, e cila ishte 8 – muajshe shtatzënë, që të shkonte në shtëpinë e saj të martën e shkuar, duke i thënë se do t’i jepte një çantë me veshje dhe aksesorë për beben.

Viktima – Naiara Silva Costa

Në një akt shokues e barbar, Carmo dyshohet se e drogoi, e vari dhe më pas e goditi atë me thikë, duke i nxjerrë nga barku foshnjen. Fëmija, sipas asaj që shkruan

DailyMail, 

nuk mbijetoi.

Ai u gjet i mbështjellë me rroba dhe i hedhur në një lavaman brenda në shtëpi.

Sipas detektivit Azuen Magda Albarello, Carmo e ka pranuar vrasjen e nënës së re.

Suelen Coimbra do Carmo

Ajo mësohet se ka rrëfyer përpara autoriteteve se e kishte njohur atë në rrjete sociale, pasi nëna e ardhshme kishte kërkuar ndihmë për veshje për beben e saj.

E akuzuara kishte pësuar abort dy muaj më parë, pasi ishte ndarë nga partneri, i cili dyshohet se nuk e donte fëmijën.

Policia ra në gjurmët e gruas pasi një fqinj, të cilit iu kërkua që të hapte një gropë në oborrin e Carmo, dyshoi dhe e shprehu shqetësimin e tij tek autoritetet.

Kur oficerët shkuan në banesën e 27 – vjeçares, ajo u shfaq nervoze dhe nuk donte të hapte derë.

Një polic hyri në pronë nga muri rrethues dhe zbuloi trupin e viktimës në një varr të improvizuar të mbuluar me dhe. /tvklan.al