Migena Kellezi është shqiptarja, e cila këtë të mërkurë u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Dritan Sulollari, në Itali.

Gjithçka erdhi pas një zënke të ndodhur në banesën e tyre në Gradisca d’Isonzo, Gorizia.

Sipas italianes

TGCom24

, gruaja është goditur me thikën e kuzhinës, ndërkohë që në dhomën tjetër ndodhej dhe djali 8 – vjeçar i çiftit.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar nga karabinierët. Ka qenë vetë 37 – vjeçari Sulollari, i cili ka njoftuar autoritetet pas krimit dhe i ka pritur ata në shtëpi.

Kur mbërritën në vendngjarje, shkruan

TgCom24

, ata e gjetën autorin pranë trupit të pajetë të gruaja 30 – vjeçare, e cila kishte marrë plagë të rënda në trup.

Ata jetonin prej kohësh në vendin fqinj dhe kishin nënshtetësi italiane. 

Mediat italiane shkruajnë se kohët e fundit, zënkat mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme dhe dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ardhur për arsye xhelozie.

/tvklan.al