Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Artur Zotos për lirimin e tij, përmes ndryshimit të masës së sigurisë “arrest me burg”. Ish drejtori i burgjeve, që akuzohet për korrupsion, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Në seancën e sotme gjykata administroi provat shkresore të Prokurorisë. Mes tyre janë edhe praktika e tenderimit për furnizimin e burgjeve me ushqimeve, tender i datës 31 maj 2016.

Po ashtu u administruan  dhe procesverbalet e vëzhgimeve ambientale dhe telefonike. Gjatë seancës doli në dritë fakti që, ish nëndrejtorit te burgjeve Iliaz Labi, gjate kontrollit në banesë i është gjetur një armë në shtëpi. I pandehuri  Artur Zoto gjatë seancës së sotme u tërhoq nga kërkesa për të pyetur si dëshmitar ish- ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani./abcnews.al