Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin  e sotëm në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Djali ka vrarë me çifte nënën dhe babain e tij.

Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme mendore. 

Policia e Durrës thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Nika. Viktimat janë Ali Nika 70 – vjeç dhe Jenije Nika 66 vjeçe, ndërsa djali që kreu krimin është Leo Nika 29- vjeç. 

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, pasi u njoftuan për krimin e rëndë. Në momentin e arrestimit policia thotë se autori ka qenë i dehur.

Leo Nika  do të merret në pyetje nga hetuesit në lidhje me shkaqet e këtij krimi. 

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2017,  rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A.N. rreth 70 vjeç  dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. 66 vjeçe.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sekuestrimin e armës së krimit, çifte.

Dyshohet se autor është djali I tyre,  shtetasi L.N. 29 vjeç. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

/tvklan.al