Një grua nga Gjilani dyshohet se e ka vrarë foshnjën e saj të gjinisë mashkull. E dyshuara është arrestuar, pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Më 27 Tetor ajo ka lindur në shtëpinë e saj foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit./Klan Kosova