Pas pesë vrasjeve të pazbuluara gjatë këtyre dy muajve të fundit, ku disa prej tyre janë kryer në qytetin bregdetar të Kotorrit ose janë prej grupeve kriminale prej aty, qeveria malazeze dhe agjencitë e sigurimit atje janë akuzuar nga opozita se nuk po bëjnë aq sa duhet për të mbrojtur qytetarët nga kriminelët të cilët “janë më të fuqishëm se shteti”.

Pas një vrasjeje tjetër që ndodhi në Kotorr, ku mbeti i vdekur ish-futbollisti Goran Lenac, partitë opozitare kanë kërkuar që agjencitë e sigurimit të hidhen në aksion për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Sipas tyre arsyeja që këta kriminelë nuk kapen është sepse kanë personat e tyre të futur në rradhët e institucioneve të sigurisë.

Lëvizja opozitare “URA” tha se situata ka dalë nga kontrolli dhe është vetëm çështje kohe para se të plagosen ose të vdesin njerëz të pafajshëm.

“Në emër të qytetarëve të Kotorrit, ne kërkojmë vetëm paqe dhe siguri të cilat janë marrë prej nesh prej vitesh nga disa struktura të shtetit që nga mosveprimi i tyre, ka krijuar një sistem i cili mbështet kriminelët dhe jeta njerëzore nuk vlen fare,” t

huhej nga lëvizja opozitare URA.

Gjatë vitit të kaluar, disa qytete malazeze duke përfshirë edhe Podogoricën janë tronditur nga një seri vrasjesh dhe shpërthimesh por policia ka arritur të kapë shumë pak persona që kanë përgatitur këto akte deri më tani. Situata më e keqe është në Kotorr, ku raportohet se 30 persona janë vrarë që nga viti 2013 nga përplasjet midis bandave vendase të “Skaljarit” dhe “Kavac”, që kanë marrë emrin sipas disa lagjeve të qytetit. /

tvklan.al