Dy persona nga Skegness, Lincolnshire, të cilët fotografuan veten teksa vidhnin miliona paundë nga makinat e lojërave të fatit, u dënuan me burg nga një gjykatë në Britani. 

Por ata nuk janë kriminët e vetëm që kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak të “budallallëkut”.

Rastet e mëposhtme, të sjella nga BBC, flasin vetë.

andrew

Andrew Hennes u kap pasi zbuloi në Facebook se po planifikonte për të grabitur një supermarket. Ai shkruajti “duke ia hedhur Tescos”, ndërsa postoi një foto të vetes, madje edhe fotografi të thikës.

lukas

Lukasz Chojnowski, teksa po grabiste shtëpinë e një çifti në Lancashire, vendosi që të bënte një sy gjumë. Ai u gjet nga të zotët e shtëpisë teksa flinte mbi shtratin e tyre.

dirk-the-penguin (1)

Rhys Owen Jones dhe Keri Mules, dy turistë nga Wellsi e gjetën veten në gjykatë në 2012 – ën, pasi vodhën pinguinin Dirk në Sea World në Australi. Ata ishin të dehur kur u futën në parkun e Queensland dhe pasi notuan me delfinët, vendosën të vidhnin pinguinin. Kur u zgjuan të nesërmen shtangën, u përpoqën ta ushqenin, por kur panë që nuk ia dilnin dot, e hodhën Dirk në një kanal. Ata u filmuan nga kamerat e sigurisë në park, ndërsa u panë nga disa dëshmitarë teksa e lanë pinguinin rrugëve.

foto-2 foto-1

Një i dyshuar për disa akte vandalizmi, vendosi t’i niste një selfie policisë së Ohios në SHBA, pasi nuk i pëlqente fotoja që ata kishin vënë në urdhër arrestin ndaj tij.

talebani

Zyrtarët mbetën pa fjalë kur një komandant taleban u vetëdorëzua në polici për të marrë shpërblimin prej 100 dollarësh të dhënë nga policia për kapjen e tij. Mohammad Ashan, drejtoi gishtin nga fotoja e tij në një komisariat policie në 2012 – ën dhe kërkoi shpërblimin.

logan

Një kriminel në kërkim vendosi që t’i mburrej policisë, duke shkruajtur “më kapni nëse mundeni”, në postimin e policisë në Facebook, ku shfaqej fotoja dhe informacionet rreth tij.

qesja

Christopher Badman mendoi se mënyra më e mirë për t’u maskuar për të vjedhur një hotel ishte me një qese. Pasi mbaroi punë, ai e hoqi “maskën” dhe madje ndaloi për ta parë kameran në “sy”. /tvklan.al