Jeremy Meeks është emri i të burgosurit më të famshëm, i cili është pagëzuar me epitetin “krimineli më seksi në botë”

Ai i u bë i njohur në vitin 2014 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe emri e foto e tij, u shfaqën në listën e të dënuarve në Amerikë.

Vetëm në pak orë ai u kthye në yllin e internetit për shkak të pamjes së tij seksi.

Tashmë 30 – vjeçari, i cili ka dalë nga burgu në fillim të muajit Shkurt, ka firmosur për një agjensi profesioniste modelësh White Cross Management.

“Kjo është një mundësi e artë për mua që të siguroj të ardhura për familje time” , ka thënë  Meeks për televizionin ABC News, gjatë  në momentin kur ka lënë burgun e Nevadës.

“Nuk e kam munduar kurrrë që dikush do të më njihte nga paraqitja ime e jashtme, ndidhem shumë i bekuar dhe shumë mirënjohës”, thotë ai, që tashmë ka zhveshur uniformën e burgut dhe do të veshë veshje firme./tvklan.al