kripe per lekure me te mireTrupi ynë përmban të njëjtin përqëndrim mineralesh dhe ushqyesish ashtu si edhe uji i detit, kështu që nuk është aspak çudi që kripa e tij është një aleate e cila mbron lëkurën dhe trupin.

Kripa e detit, në ndryshim nga kripa e zakonshme, ka përmbajtje mineralesh si, magnez, kalçium, natrium, etj.

Ja se si mund ta përdorni atë në favor të lëkurës tuaj:

Zbut lëkurën – Nëse aplikoni në lëkurën tuaj mjaltë dhe kripë deti para dushit do ta ndjeni lëkurën më të butë dhe më të qetë nga acarimet.

Vaj dhe kripë deti për fytyrë më të pastër – Aplikoni herë pas here vaj ulliri dhe kripë deti në fytyrën tuaj. Do ju ndihmojë të keni  më pak njolla, papastërti dhe fytyrë më të lëmuar.

Përdoreni si body scrub – Scrubet që zakonisht blihen në dyqane kozmetike përmbajnë kripë deti. Përse mos e provoni vetë në shtëpi, pa shpenzuar para. Do ju ndihmojë për të pastruar trupin tuaj.

Ju qetëson dhe çlodh në vaskë – Hidhini një grusht kripë deti vaskës suaj përpara se të futeni në të. Do ndjeni trupin më të çlodhur dhe më të reklasuar pas saj.

Zbardhon dhëmbët – Kripa e detit përdoret shpesh edhe për të zbardhur dhëmbët. Lajini dhëmbët tuaj herë pas here vetëm me kripë deti.

K.P