Surprizë në Love Story, 5 vajza të reja në garë për dy fronistët

Spektakli i sotëm i Love Story ka nisur më një surprizë për dy fronistët. Sot në formatin e dashurisë kanë hyrë dhe 5 vajza të reja të cilat do të jenë në garë për Xhonin dhe Kristin.

E para që zbriti nga shkallët e skenës ishte Marinela, e cila punon si koreografe. Ndërkohë vazja e dytë që do jetë pjesë e programit është Eda dhe punon si  digjital marketing, është këngëtare dhe tekst shkruese.https://www.youtube.com/embed/hyY9D4EbC1s

Një surprizë është hyrja e Nadiezh, e cila vjen nga SHBA  dhe është trajnere personale. Ndërkohë Mierla është avokate dhe në program ka ardhur për të dy djemtë.

E fundit që u bë pjesë e spektaklit është modele dhe ka ardhur në Love Story për Xhonin. Për të parë se si do ecin romancat do të presim në javët në vijim.

“Faleminderit për puthjen”, Viliani dhe Daniela i shprehin dashurinë njëri-tjetrit: Dua të zgjohem me ty

Duke shijuar verën e zgjedhur, Daniela dhe Viliani kanë zhvilluar takimin e radhës dhe kanë sqaruar se ku është marrëdhënia e tyre. Biseda nisi me një verë të athët, por më pas gjithçka u ëmbëlsuan.

Fronistja kujtoi ndodhitë e disa javëve më parë, kur ajo kërkoi një pauzë nga takimet me Vilianin dhe tha se këtë gjë e kishte bërë për të parë se si ai do të reagonte.

Por konkurrenti e kishte befasuar për keq, pasi kishte vendosur që të dilte me vajza të tjera, por gjithçka e kishte bërë publike dhe Daniela kishte parë gjithçka dhe shtoi se kjo sjellje nuk i afronte, por i largonte ata të dy nga njëri tjetri.

Viliani: Do të thotë që ti je xheloze.

Daniela: Jo unë jam territoriale.

Por sërish Daniela mendon se Viliani është një nga djemtë që ajo nuk mendohet dy herë për ta zgjedhur.

Daniela: Faleminderit që më duron ka shumë, faleminderit që më jep të gjithë kohën dhe faleminderit për të gjitha puthjet që më ke dhënë.

Viliani: Kjo vjen falë teje, pasi nëse unë te kam duruar e kam parë të arsyeshme që të duroj, pasi më pëlqen. Unë duroj shumë, tipi im është që të mos duroj.

Daniela: Po si ka mundësi që më duron mua.

Viliani: Kjo më pëlqen mua, pasi këtë vlerësuar dhe e kam parë që kimi jonë ishte.. Gjëja më e bukur që unë dua ta shpreh dhe nuk ta kam thënë është që një ditë dua të zgjohem me ty.

Pas kësaj deklarata ata shkëmbyen dhe një puthje, e cila tashmë nuk është më surprizë.

Liljana refuzon puthjen në buzë, Kristi lë në mes takimin

Kristi dhe Liljana pas një pauze të gjatë kanë zhvilluar këtë takimin e radhës. Liljana zgjodhi që në këtë takim t’i bënte Kristit një xhiro nëpër Tiranë.

Pas një xhiroje të shkurtër, ata shkuar në një parfumeri dhe aty provuan aromat dhe kujtuan të shkuarën e tyre nëpërmjet aromave.

Kristi: Këtë parfum e ka pasur një vajzë që unë kam qenë në një lidhje të gjatë, e kam dashur shumë.

Liljana: Po ta vendosja unë do të kujtohej ajo?

Kristi: Por kishte një gjë që mungonte, parfumi ishte në perfeksion, por kishte disa gjëra që i mungonin.

Liljana: Po nëse të kujton dikë tjetër mos e provo fare.

Më pas takimi vijoi në një ambient tjetër dhe Kristi provoi që të afrohej pak fizikisht me Liljanën, por konkurrentja nuk ka pranuar.

Kristi: Çfarë duhet të bëj unë që të kemi më shumë afrimitet fizik?

Liljana: Duhet që të ndalosh së puthur të gjitha vajzat e tjera. Ti ke tentuar tek të gjitha.

Kristi: Jo vetëm tek ty kam tentuar.

Liljana: Mendoj se jam tërhequr tek pjesa e puthjes, jo se nuk dua ta bëj por e bëj për ego.

E teksa biseda po vijonte, Kirsti tentoi që të puthte konkurrenten por ajo i tha se kjo gjë nuk do të ndodhte dhe ai që ta fitonte duhet që të luftonte pak dhe të lodhej.

Në fund Kristi ka lënë takimin ne mes, pasi u refuzua për një puthje.

“Po pres Kristin real”, Liljana tregon pse nuk lejoi fronistin që ta puthte

Kristi dhe Liljana janë përballur në studio pas publikimit të takimit të tyre ku shumë gjëra nuk shkuan sipas parashikimeve. Tentativa e Kristit për puthje nuk u pranua nga Liljana dhe fronisti e la në mes takimin ne shenjë revolte.

Nuk e kisha tek puthja është tek tendenca që ka Lili që ka një bllok gjithmonë. Nuk e di nëse e ka me mua, e ka vetë. Por muhabeti shkon shumë mirë dhe mentalisht kemi një lloj lidhje, por diku ka një bllok. Në atë moment më erdhi pak keq dhe e mbyllem me një boshllëk.

Liljana: Unë dhe Kristi kemi një kimi shumë të fortë me sa kam vënë re dhe besoj dhe kjo gjë është e dyanshme. Jemi shumë të dhënë emocionalisht, tek pjesa e fizikitalitetit isha shumë e qartë në takim. Po bëhet gjëja për ego dhe kemi shumë ego të dy nuk e di nëse do na lë që të ecim përpara. Këtë gjë do ta bërtetojë koha. Mendon se ajo që ke me mua është shumë e fortë?

Kristi: Unë kam dhe një problem tjetër, po të kishim aq lidhje të fortë.

Liljana: Ti e di shumë mirë që unë nuk e kam problemin intimitetin fizik, mua kur më pëlqen një person kam një guxim të paparë.

Kristi: Domethënë që mua nuk më pëlqen shumë.

Liljana: Unë isha shumë e qartë dhe kjo pjesa e egos nuk ka lë, ai po vazhdon shoun dhe unë po pres që të jetë i vërtetë.

Kristi: Unë kam hapur botën time kundrejt teje.

Liljana: Unë kam hapur botën time kundrejt teje, unë e kam bërë.

Vetëm puthje, takimi Kristi dhe Kleona shkon më së miri

Me një surprizë ka nisur takimi me Kristit dhe Kleonës. Fronisti është ulur në piano dhe ka pritur konkurrenten, e cila pasi ka shkuar tek ai ka nisur ta puthë.  Pa i thënë asnjë fjalë njëri-tjetrit ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë.

https://youtube.com/watch?v=Q1DfS_YL-M4

“Ishte e papritur kjo”, kjo ishte fraze e vetme e Kleonës pas një puthje të gjatë.

Ndërsa Kristi mes emocioneve i ka shprehur pëlqimin konkurrentet duke i thënë asaj se në fillim ka menduar gabim për të dhe tani ka ndërruar mendim.

Pas një bisede sqaruese, radha ishte sërish e pianos, ku konkurrentja tentoi që të mësonte të luante në këtë instrument muzikor.

Por prova nuk zgjati shumë pasi ishte sërish radha e puthjeve që ishin kryefjala e këtij takimi.

Surpriza për Anxhin, mami i dërgon mesazh: Me Xhonin të puthen kur ta ndjejnë

Mami i Anxhit ka qenë surpriza e spektaklit të sotëm në Love Story. Në nëpërmjet një videomesazhi ajo ka folur për eksepricenën e Anxhin në program dhe për Xhonin.

Anxhi më është dukur dinjitoze në prezantim në “Love Story”. Është vajzë e qetë, e dashur dhe ashtu siç është prezantuar aty, ajo është Anxhi.

Jonny më duket djalë i mirë, unë nuk kam ndikuar pothuajse fare në ecurinë e marrëdhënies, lidhjes së tyre në “Love Story”. Në qoftë se Anxhi e shikon se Jonny është personi me të cilin ajo mund të eci më tej nga unë ka vetëm mbështetje, s’ka asnjë lloj kundërshtimi, ndikimi nga ana ime.

Ndoshta do vij momenti kur ata ta vlerësojnë vetë dhe ta mendojnë se janë gati për ta finalizuar lidhjen e tyre me një puthje, puthje pasionante, jo kështu rutinë. Atëherë ta finalizojnë nga unë nuk ka asnjë problem.

Djali i Anxhit e ndjek emisionin, kënaqet shumë kur ajo del me Xhonin. Edhe kur janë përqafuar, kur kanë kërcyer, kur ka dhuruar trëndafila. Nuk ndikon tek marrëdhënia e Anxhit me Jonnyn.

Prita momentin që Jonny do dhuronte trëndafilin, u befasova që Jonny ja dhuroi dikujt tjetër. Unë pretendoj që Jonny t’i dhurojë trëndafila vetëm Anxhit tim. Një humbje e një takimi, mundësie e Anxhit me atë më duket si një minus për ata.

Dashuria që të ekzistojë dhe të jetojë duhet ushqyer, pasuruar gjatë gjithë kohës. Po nuk e ushqeve atë normal që është si ajo lulja që vyshket dalëngadalë po s’e ujite, nuk e plehërove”, u shpreh mami i Xhonit.

Dea refuzohet nga Bajroni, Kristi dhe Xhoni kërkojnë dashurinë tek vajzat e reja

Ceremonia e trëndafilave në “Love Story” është shoqëruar me surpriza. Daniela këtë herë nuk ka zgjedhur Vilianin me të cilin po krijon një romancë, por Algertin.

Dea zgjodhi Bajronin, por ky i fundit njoftoi largimin nga programi dhe më pas ajo zgjodhi Albionin. Krisiti dhe Xhoni të dy u hodhën tek vajzat e reja.

Daniela: Sonte dua të hidhja kthetrat e mia diku, diku që e kam vëzhguar. Është djali më i komunikueshëm këtu dhe dua të kem Algertin këtë radhë.

Dea: Unë kam bërë një pushim shumë të gjatë, nuk bëra as takim, trekëndëshin tim e kam krijuar pak. Por unë dal nga ky trekëndësh po zgjedh një djalë pak si grindavec, Bajron e kam me ty.

Bajroni: Nuk pranoj sepse nuk dua që jem më pjesë e këtij programi, pasi nuk kam interes për asnjë nga vajzat.

Dea: Unë po ndihem shumë keq, por unë zgjedh Albionin.

Kristi: E kam shumë të vështirë, kam dy zgjedhje super por me erdhën pesë vështirësi të tjera, por unë do zgjedh Marinelën.

Xhoni: Unë do të zgjedh Rominën./tvklan.al