Kristjan Sokoli është shqiptar i parë pjesë e kampionatit të futbollit amerikan, National Football League. Djaloshi i lindur në Shqipëri dhe që më pas emigroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pjesë e Seattle Seahawks, skuadra fituese e Superbowl në 2014 dhe finaliste një vit më pas.

Kristjan Sokoli:”

Perspektiva është të luaj, të luaj në fushë në të gjitha ndeshjet. Por, edhe të behem një lojtar më i mirë pas çdo viti. Si sezon i parë ka qenë i mirë, kam mësuar më mirë lojën, jam ambientuar me skuadrën dhe pozicionin që kam tani”

Kristjan Sokoli ra në sy gjatë 3 sezoneve ku përfaqësoi ekipin universitar Buffalo Bulls dhe u përzgjodh për aftësitë e tij. 24-vjeçari është mbrojtës, por mund të luajë edhe në pozicione të tjerë.

Kristjan Sokoli:”

Është e vështirë, por më tepër nevojitet tru, sepse ndryshon loja komplet. Nëse e krahason me futbollin europian, është njësoj si të spostohesh nga sulmues, deri në mesfushor. Në sulm duhet të bëjë gola, ndërsa tani detyra është të organizosh mbrojtjen dhe sulmet. Fizikisht kam besim se e bëj.”

Futbolli amerikan është një nga sportet të ndjekur në Shtetet e Bashkuara dhe finalja e tij Superbowl përcillet në të gjithë botën.

TV Klan