leka

Në pikën e tij më kritike. Kështu e përkufizon Leka Bungo jetën teatrore në Shqipëri. Regjisori, skenaristi dhe aktori i plejadës së artë të artistëve, nuk përpiqet ta krahasojë atë me skenat e huaja, por bën një analizë të teatrit sot dhe dje. Handikapi për Bungon është bombardimi i skenës nga dramturgjia e huaj.

Dhe shembujt nuk mungojnë.

Duke i numëruar me gishtat e njërës dorë shfaqjet vërtet të arrira, si “Djemtë gazmorë”, interpretuar nga Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti të një viti më parë, Bungo sheh të palogjikshmen edhe në emërtesa, siç në rastin Teatri Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahivogli.

Karriera shumëvjeçare në teatër dhe kinema, i lejon Leka Bungos të bëjë propozimin e tij.

I vendosur përfundimisht në Tiranë pas vitesh të jetuara në Shtetet e Bashkuara, ku nuk është ndalur së shkruari drama shqipe, Leka Bungo nuk gëzon asnje gram optimizmi se veprat e tij do të marrin miratimin e Teatrit Kombëtar.

Tv Klan