Ku ka përfunduar Paulo Dybala? Kjo është pyetja për trajnerin e Juventusit, Allegri. Pas një fillim sezoni të shkëlqyer me 10 gola në 6 ndeshje, argjentinasi nuk u pa më të shënonte. Ishte pikërisht ndeshja ndaj Atalantas mundësia e tij e radhës për të goditur rrjetën, por në portën e bergamaskëve ishte Etrit Berisha që ndali penalltinë e tij duke i marrë barazimin Juventusit.

Në ndeshjen tjetër të kampionatit, në javën e 8 u aktivizua si zëvendësues. Allegri i vënë me shpatulla pas muri nga Lazio që po fitonte 2-1, mendoi se Dybala do të ishte shpëtimi por sërish një tjetër portier shqiptar u bë pengesë.

Heroi i Lazios Thomas Strakosha nuk e lejoi Dybalan të shënojë.

E pamundur të gjendet, për momentin arsyeja e këtij ngërçi, por fakti është se Dybala që prej këtyre dy momenteve kyçe po përjeton një periudhë të vështirë.

Në ndeshjen e radhës që Juventus do të luajë me Udinese, 23-vjeçari mund ta nisë sërish nga stoli, zgjedhje teknike kjo e trajnerit të Juventusit që ndoshta kërkon t’i japë një të shkundur lojtarit. /Tv Klan