junker 2

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian kanë dështuar në mbajtjen e premtimit se do të përballonin krizën e emigrantëve.

I ketij mendimi është Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Gjatë nje konferencës për shtyp në Bruksel Juncker shfajësoi Komisionin Europian dhe hodhi përgjegjësinë mbi vendet anëtare.

“Komisioni, edhe pse në kushte tejet të vështira, bëri gjithçka ishte e mundur, por problemi është se disa vende anëtare e kanë të vështirë të zbatojnë vendimet politike që ato vetë kanë marrë ne Këshillin Europian”, – tha Juncker.

Sa i takon lëvizjes së lirë, një tjetër çështje delikate për Bashkimin Europian, Juncker nënvizoi se është kundër rivendosjes së kontrolleve kufitare. Mbi 1 milion refugjatë hynë në Europë gjatë vitit 2015. Qeveritë e Unionit miratuan planin për shpërndarjen e rreth 160 mijë azikërkuesve dretj vendeve anëtare të lindjes, por deri më tani janë zhvendosur vetëm 272 prej tyre, çka vë në dukje dobësitë e BE-së dhe dëshmon se situata sa vjen e vështirësohet.

Tv Klan