Genti Beqiri

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve thotë se kriza në Greqi nuk prek bizneset greke që operojnë në Shqipëri. Në një intervistë për Televizionin Klan, Drejtori i kësaj Agjencie, Genti Beqiri, thotë se sipërmarrjet kryesore greke në vendin tonë janë krijuar prej vitesh dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vendin mëmë, pasi ata operojnë shërbejnë dhe shesin në Shqipëri.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve thotë kriza në Greqi mund të sjellë në Shqipëri mjaft kompani të huaja që operojnë në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2014, numri total i ndërmarrjeve greke në Shqipëri ishte 640 nga 5245 që ishte totali i ndermarjeve të huaja në vend. Nga viti 2010 deri në vitin 2014, numri i bizneseve greke ka ardhur në rritje në Shqipëri.

Ndërmarrjet greke në Shqipëri operojnë në fushën e tregtisë, komunikacionit, prodhuesit e shërbimeve, industri, tregti, transport dhe ushqime.

Tv Klan