Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister vijnë sot në Tiranë, për të zhvilluar takime me krerët politikë, për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën që është përfshirë vendi prej 66 ditësh.

Dy negociatorët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta dhe menjëherë negociatorët do të takohen me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Axhenda e takimeve

Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën.

Në orën 16:00  David McAllister dhe Fleckenstein do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Fleckenstein dhe McAllister, do të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës./tvklan.al