Menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shkuar në rezidencen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku dy drejtuesit e shtetit kanë zhvilluar një takim.

Nuk ka shumë informacion për takimin e pazakontë për sa i përket orës dhe vendit ku u zhvillua, por Televizioni Klan ka mësuar se kreu i Kuvendit Meta e ka njohur Presidentin e Republikës për takimet e zhvilluara me aktorë politikë vendas, por dhe të huaj, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin që ka mbërthyer vendin.

Tv Klan