Gjermania dhe Turqia kanë këndvështrime të ndryshme ndaj shumë çështjeve, por sot krizës mes dy vendeve i është shtuar një episode i ri.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka anuluar të hënën takimin e planifikuar me Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, i cili ndodhet për një vizitë pune në Ankara.

 “Hurriyet” tha se kryeministri e ka anuluar takimin me justifikimin e ngarkesës së madhe në program, mirëpo kreu i ekzekutivit turk nuk ka njoftuar asnjë program për në orën e planifikuar për takim. Yildirim do ta takonte Gabrielin në orën 12:30, teksa program më i afërt i tij është takimi me Presidentin Erdogan në orën 14:30, me orën lokale.

 Lajmi për anulimin e takimit u bë i ditur pasi Gabriel mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu. Ministrat njoftuan median se palët nuk kishin gjetur zgjidhje për kërkesën gjermane që deputetët e Bundestagut të vizitonin ushtarët gjermanë në Bazën Ushtarake të Incirlikut në Turqi. “

Ne jemi një shtet parlamentar dhe kjo na detyron që t’i tërheqim ushtarët nga Incirliku për në një shtet tjetër

”, tha Gabriel, dita pasi Gjermania ka thënë se ushtarët që ndihmojnë në luftën kundër ISIS-it mund të lëvizin drejt një baze në Jordani.

 Ndërkohë, ministri turk shfaqi pakënaqësitë lidhur me ato që ai i quajti “aktivitetet të PKK-së në Gjermani” si dhe për “anëtarët e organizatës terroristë FETO”.

 “

Nga njëra anë kemi aktivitetet e PKK-së në Gjermani dhe nga ana tjetër anëtarët e FETO-s. Së fundmi dy gjeneralë të akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit të 16 Korrikut kanë shkuar në Gjermani nëpërmjet Greqisë. Po shkojmë drejt përvjetorit të parë të grushtit të dështuar të shtetit, por nuk i harrojmë dhimbjet. Nuk dëshirojmë që anëtarët e FETO-s të strehohen në një shtet mik. Mbi 400 persona kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani

”, tha Cavusoglu.

 Por, ministri Gjerman reagoi duke theksuar se Gjermania është një shtet i së drejtës dhe se ata nuk mund të bënin asgjë para kësaj. “

Vendimet i jep gjykata

”, tha ai.

Këto deklarata si duket nuk i kanë pëlqyer aspak kryeministrit turk, Yildirim, i cili anuloi takimin e planifikuar me Gabrielin.

Vizita e Ministrit gjerman në Ankara, e cila synonte të afronte ndasitë mes dy vendeve, duket se ka përfunduar duke i larguar edhe më shumë dy superfuqitë Europiane.

Berlini dhe Ankaraja kanë përjetuar mosmarrëveshje të shumta vitin e fundit, duke nisur me njohjen e “gjenocidit osman” ndaj armenëve nga ana e Bundestagut, çështjet lidhur me Kurdët e PKK-së, gylenistët, këndvështrimet ndaj grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, çësthja e ushtarëve gjermanë, vizitat dhe mitingjet e ministrave turq në Gjermani etj.

 /tvklan.al