veza e pashkesDisa artistë kroatë kanë hapur një ekspozitë të veçantë në vigjilje të festës së Pashkës. Dhjetëra vezë të pikturuara që paraqesin pejsazhe lokale dhe jetën e përditshme, me lartësi deri në 2 metra, janë paraqitur në qytetin e Koprivnjicit.

Në këtë ekspozitë përfaqësohen piktorët më të mirë të “artit arkaik”. Kjo është një rrymë artistike që e ka zanafillën në Kroaci në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Organizatorët e ekspozitës thanë se qëllimi i saj është nxitja e turizmit në këtë zonë.

Pas Kroacisë këto vezë gjigande Pashke do të udhëtojnë edhe në shumë qytete të tjera europiane.

Tv Klan