Kroket-KentangPërbërësit

Patate: 1 kg

Miell: 1 filxhan çaji

Vezë për brumin: 2 kokrra

Kaçkavall i grirë: 3 lugë gjelle

Gjlap: 2 lugë gjelle

Qumësht: 2 filxhanë kafeje

Kripë, piper, majdanoz

Galetë: 1 filxhan çaji

Vezë për lyerjen: 1 kokërr

Vaj: 2 filxhanë kafeje

Përgatitja

Patatet e paqëruara lahen dhe i ziejmë në ujë të valuar me kripë dhe të nxehta bëhen pure. Pureja e nxehtë hidhet në tavë, hapet një vend në mes ku hidhen vezë, gjalp, kripë, piper, majdanoz i grirë dhe pak miell. Masa punohet lehtë duke përgatitur një brumë të shkrifët joelastik. Brumi duhet të jetë më i butë se i byrekut. Po të jetë i fortë, zbutet me pak qumësht. Pastaj merret nga brumi pak masë pjesë – pjesë, i jepet formë cilindrike, pritet 3 – 4, u jepet në fillim formë e rrumbullakët, sa një kokërr arrë mesatare. Këto kalohen në miell liezon (vezë e rrahur me pak ujë) në galetë dhe skuqen. Vendosen në pjatë dhe zbukurohen me degë majdanozi.

tvklan.al