KanabisNjë operacion i policisë së Krujës bëri të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 9820 bimësh narkotike të llojit kanabis.

Ky operacion u zhvillua në zonat e fshatit Kurcaj si dhe në pjesën lindore të fshatit Barkanesh.

Nga kontrolli  u bë i mundur zbulimi i 44 parcelave të mbjella me bimë narkotike. Në përfundim të veprimeve hetimore për secilën parcelë u konstatua se në total ishin mbjellë 9820 bimë, të cilat u asgjësuan me djegie.

Ekspertët e policisë kanë marrë provat materiale dhe aktualisht po kryejnë veprimet e duhura, me qëllim identifikimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe autorëve.

tvklan.al