Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar gjatë mesditës në shkollën 9 – vjeçare në Larushk të Fushë Krujës.

Konflikti mes një nxënësi të klasës së 8 dhe mësuesit të Fiskulturës, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

https://www.youtube.com//embed/f65WCUysqjw

Nxënësi me inicialet K.M, 14 – vjeç, ka debatuar fillimisht me mësuesin për shkak se ai nuk e ka përfshirë në garat e tërheqjes me litar. Dhe pas debatit, ai ka shkuar në shtëpi ku ka marrë një pistoletë me dy fishekë.

Sapo është rikthyer në shkollë fillimisht i ka shfryrë gomat e makinës profesorit dhe më pas e ka pritur në ambientet e jashtme të shkollës, deri sa të përfundonte mësimin.

Sapo mësuesi ka dalë, ai ka nxjerrë armën duke e kërcënuar.

pistoleta-2-logo

Në këto momente ka ndërhyrë Inspektori i policisë së zonës, që kishte marrë njoftim për konfliktin dhe e ka neutralizuar me ndihmën e mësuesit.

Sipas policisë, 14 – vjeçari njihej si person problematik.

Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Tv Klan