Policia e Krujës gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Kurcaj dhe Bret, ka gjetur dhe më pas asgjësuar me anë djegies rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Në vend ngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale  dhe një armë zjarri, tip pushkë.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi u bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “/tvklan.al