Krujë – Ndërhyrja e menjëhershme e policisë parandalon përshkallëzimin e pasojave të mëtejshme të një ngjarje. Rreth mbrëmjes së djeshme në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu Erind Ballën, 32 vjeç. Gjithashtu edhe Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë tre autorët e mëposhtëm:

Erind Balla 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;

Rilind Leka 40 vjeç,  banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;

Indrit Leka 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët rrethuan dhe kqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve.

U ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve të mësipërm dhe në automjetin tip Opel Vektra, me targa AJ 067 XW, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të Erind Balla.

makina

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62mm, që i përkiste shtetasit Erind Balla;

tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Indrit Leka;

1 krëhër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit Erind Balla;

2 gëzhoja mod 54, kalibër 7.62mm, në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të S.Leka 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë./tvklan.al