Pas kërkesës së prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë Poliçanit ka reaguar Adriatik Zotkaj.

Ai ka sqaruar në një komunkim me mediat se nuk preket nga ligji i dekriminalizimit pasi i ka deklaruar dënimet e tij. Gjynahet e tij sipas Zotkajt janë një aksident dhe kundërshtimi i forcave të policisë

Lidhur me verifikimet qe ka nisur prokuroria për akuzën e trafikut te femrave jashtë vendit me qëllim prostitucionin ndaj Zotkajt ka reaguar një nga familjarët e ish-sekretares se Zotkajt, e cila pretendohet se është trafikuar. Adriatik Elezi, ka mohuar këtë akuzë duke sqaruar se motra e tij jeton ne Danimarkë e martuar.

Prokuroria e krimeve te renda nisi verifikimet pas deklarimit ne sallën e gjyqit te Leonard Muçajt se Zotkaj kishte trafikuar 8 femra jashtë vendit. Muçaj është i pandehur në gjykatën e krimeve të rënda si person që ka trafikuar një femër jashtë vendit. /Tv Klan