Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kërkuar Partisë Demokratike dhe qytetarëve që do të protestojnë ditën e nesërme, që të mos ndotin qytetin dhe të mos bëjnë akte vandalizmi.

“Si kryetar i Bashkisë kam respektuar kërkesën për t’i dhënë leje PD për të përdorur për protestë hapësirën publike te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, një kërkesë nuk ndryshon kurrë për cilëndo parti: Mos na e bëni pis Tiranën!”.

Nëse do të përsëritet e njëjta situatë si në protestën e kaluar, atëherë Partia Demokratike do të gjobitet, tha Veliaj gjatë një aktiviteti për analizën e Punës së Agjencisë së Parqeve dhe Reakreacionit.

Tv Klan