SEECP

Marrëdhënia e tensionuar diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë e Maqedonisë është pasqyruar dhe në ministerialin që zhvillohet në Tiranë, në kuadër të kryesisë së radhës së procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Greqia dhe Maqedonia nuk janë përfaqësuar në nivel ministrash në këtë takim. Ministria e Jashtme greke ka dërguar në Tiranë, Drejtorin për Politikat e Jashtme, ndërsa diplomacinë maqedonëse e përfaqësonte Zv.kryeministri shqiptar dhe Ministrin për Integrimin, Fatmir Besimi.

Në ndryshim nga këto dy vende Beogradi u përfaqësua në Tiranë me kryediplomatin Ivica Dačić, i cili në sesionin hapës të paradites, foli mbi përpjekjet e Serbisë për fqinjësi të mirë, duke veçuar marrëdhëniet me Kosovën.

Por ndonëse gjuha e tij ishte e moderuar dhe fliste për të ardhmen, sjellja tregoi më shumë nga e shkuara, kur Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati mori fjalën, duke folur edhe ai për fqinjësi të mirë, Dačić doli dhe hyri disa herë në sallë.

Nga 13 vende përfaqësuese në këtë nismë, vetëm 4 shtete, Shqipëria, Serbia, Bullgaria që merr edhe presidencën e radhës së Procesit të Bashkëpunimit Rajonal të Europës Juglindore, si dhe Mali i Zi, u përfaqësuan në nivel ministrash.

Edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi do të mungojë në këtë ministerial, për shkak të impenjimeve politike dhe në vend të tij do të jetë në takimin që zytarisht nis pasdite, Petrit Selimi.

Tv Klan