Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është pritur për herë të parë në Patriarkanen Ekumenike të Stambollit nga patriarku Bartolomeo i Parë. Në bisedimin mes tyre theksi u vu në vijimin e bashkëpunimit për të sjellë gjithmonë paqe dhe dialog mes popujve.

Patriarku Bartolomeo i Parë vlerësoi punën dhe rolin e komunitetit bektashian, si dhe të gjitha besimeve në Shqipëri që kanë mundur të krijojnë ura bashkëpunimi dhe miqësie të ndërsjelltë mes besimeve.

Ndërsa Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj uroi Patriarkun për 25 vjetorin e fronëzimit të tij, si dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri.

Tv Klan