Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, mbrëmjen e së martës duke nisur aksionin e përbashkët opozitar pas akuzave publike ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me trafikun e drogës.

Takimi vjen pasi Kryetarja e LSI-së Kryemadhi pranoi ftesën e Kryetarit të PD-së Basha për të marrë pjesë në tryezën e ditës së mërkurë ku do të mblidhen të gjitha partitë e spektrit opozitar.

Gajtë një konference për shtyp të martën, Kryemadhi tha se “

mund të ketë pika që e ndajnë LSI-në me PD-në dhe partitë e tjera, por çështja që na bashkon në një front të vetëm dhe të përbashkët në luftën me krimin e organizuar dhe bandat, është më e fortë se çdo ndasi që ka mes nesh.

Mbështes qëndrimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për një tryezë të gjerë politike që do t’i përgjigjet me një aksion intensiv dhe politik, por edhe të pa kompromis luftës ndaj bandave dhe krimit në pushtet

.”

Ajo tha se “

duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për t’i dalë përpara kësaj të keqeje shumë të madhe, e cila po gllabëron çdo ditë e më shumë Shqipërinë”./tvklan.al